Zyra e Përmbarimit privat kishte ndërmarrës sot një aksion për lirimin e godinës ku ndodhet selia e PSD-së. Kjo është shoqëruar me konfrontim fizik dhe verbal mes policisë së rendit dhe policisë private para godinës, e cila ndodhet prapa ministrisë së Drejtësisë në rrugën "Fortuzi" .
Aksioni nisi në orën 10:00 Zyra e Pëmbarimit Privat thotë se kishte për detyrë ekzekutimin e VKM-së që të bëjë me lirimin e godinës për t'ia kthyer pronarit si dhe një vendim të Entit të Banesave.
Por nga ana e kryetarit të PSD-së është bërë kallzim penal duke i akuzuar se po ndërmarrin një veprim të paligjshëm pasi personi që kërkon të marrë pronën, ka falsifikuar dokumentet.
"Gjinushi ka tentuar të hyjë por nuk është lejuar, pasi përfaqësues të përmbaruesve i kanë vënë kyçin selisë"- informoi gazetari Arsen Rusta, i TV A1 Report i cili ndodhet pranë godinës.