Shkodër, mjeti bie në greminë, vdes 72-vjeçari, plagosen tre djemtë e tij

2015-08-21 9

Një aksident i rëndë pasojë vdekjen e një shtetasi është regjistruar në aksin rrugor Tamarë-Hani i Hotit në Malësinë e Madhe.

Një automjet tip "Fouristradë" brenda të cilit udhëtonin katër pjestarë të familjes Grishaj, në vendin e quajtur Grabom, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një greminë nga një lartësi prej 40 metrash.

Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi, Prek Grishaj, 72 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre djemtë e tij, Gjok, Prend dhe Lek Grishaj.

Të plagosurit mësohet se janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku më rëndë paraqitet gjendja e Gjok dhe Prend Grishajt.

Free Traffic Exchange