Editorial/Heshtje për vdekjen e dy punëtorëve

2015-08-21 0

Dy punëtorë ranë sot nga një skelë e sajuar dhe e montuar keq nga kati i shtatë i një pallati, pak metra larg nga qendra e Tiranës. Një punëtor vdiq menjëherë, tjetri pas disa orësh në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Nga pamjet e filmuara nga "A1 Report" dukej qartë se skela ishte e vjetër, e ndryshkur dhe me siguri e montuar pa respektuar rregullat minimale të sigurisë.

Nuk është hera e parë që punëtorët vdesin në vendin e punës, por as këtë here, siç ka ndodhur dhe në të shkuarën, institucionet që e kanë për detyrë të vigjëlojnë mbi sigurinë e punëtorëve, nuk reaguan.

Në të kaluarën ishte rregull: Përballë tragjedisë së punëtorëve të vdekur, qeveria Berisha dhe ministrat e tij heshtnin për të mos bezdisur miqtë biznesmenë. Dhe në këtë mënyrë nuk është bërë asnjë hap përpara në gjithë këto vite për normat e sigurisë në punë.

Tani urojmë që ministri i Punës Erjon Veliaj, të gjejë kohë e të reagojë përballë kësaj tragjedie dhe të urdhërojë një kontroll të përgjithshëm në të gjithë kantieret e ndërtimit për të verifikuar nëse respektohen rregullat e sigurisë për punëtorët, për të shmangur tragjedi të tjera si kjo.

Free Traffic Exchange