Shoqata e bankave jep alarmin për shtim të kredive jo funksionale

2015-08-21 0

Numri i kredive të pashlyera vazhdon të rritet. Borxhlinjtë më të mëdhenj janë firmat private, por nuk mbeten prapa as personat fizikë. Numri i kredive jo funksionale arrin deri 11,5%, prej të cilëve 6,9% tek personat fizikë dhe 14,9% tek firmat private. Por megjithë numrin e madh të kredive jo funksionale, kryetari i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike Gjorgji Jançevski siguron se ekonomia jonë është më e qëndrueshmja në krahasim me shtetet në rajon.

"Recesioni e pati ndikimin e vet në ekonomi, dhe si pasojë e kësaj ka ritëm të rritjes së kredive jo funksionale. Ky numër është për 9 muajt e parë. Nga kjo, tek amvisëritë apo personat fizikë numri arrin në 6.9% kurse tek firmat është 14,9%", deklaroi Gjorgji Jançevski, kryetari i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike.

Me këtë rast Jançevski paralajmëroi ulje të kamatave për kredi, por duke përmendur edhe faktin se aktiviteti kreditor i Maqedonisë është rritur për 3%, gjë që është shenjë pozitive dhe tregues se njerëzit ende kanë besim tek bankat.

"Përqindja e rritjes së kreditimit në nivel të sektorit bankar është 3% që do të thotë se përfundimisht tek firmat ka një lloj përparimi. Tek ne, në korrik shihet një përparim me projektet që na paraprijnë deri në fund të vitit", tha Gjorgji Jançevski, kryetari i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike.

Rritja mesatare e kredive jo funksionale në krahasim me vitin e kaluar është 1 për qind. Ferikan Iljazi

Free Traffic Exchange