Raporti i progresit dokument i hartuar nga BE-ja, por i shkruar nga vet ne

2015-08-21 2

Sundimi i të drejtës, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, implementimi i Marrëveshjes së marsit, Marrëveshjes së Ohrit, rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHIR-it, janë vetëm disa nga pikat ku Maqedonia duhet të përkushtohet me më shumë seriozitet, pa lënë anësh edhe angazhimin për zgjidhjen e çështjes së emrit. Edhe pse nuk është i mjaftueshëm rekomandimi për marrjen e datës për fillim të negociatave, ky rekomandim i cili jepet për të 5-tën herë me radhë, vetëm dëshmon se Maqedonia ka mbetur në status-quo, dhe çmimin për këtë e paguajnë të gjithë qytetarët e vendit pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe përcaktimit të tyre politik. Ky ishte një konstatim i përbashkët i anëtarëve të Komisionit për Çështjeve Evropiane që doli gjatë debatit rreth progres raportit të Komisionit Evropian.

"Ky është një dokument që e ka hartuar Komisioni Evropës, të cilin e kemi shkruar ne, por do të shërbej si dokument pune i cili do të shikohet përpara dhe atë qasje do e kemi. Ne me admirim i shikojmë pjesët ku shënohet se ka pasur progres, mirëpo me përkushtim edhe më të madh dhe me vëmendje edhe më të madhe pjesët ku apelohet apo rekomandohet punë më tepër për periudhën që vjen, me afate të caktuara dhe institucione të caktuara përkatëse. Dua të them që dokumenti në fakt e mban rekomandimin për datë me shumë detyra shpie për ne këtu", deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër për euro-integrime.

Jani Makraduli nga LSDM-ja e krahasoi procesin euro-integrues të vendit me atë të shteteve fqinje, që sipas tij në kohën kur Maqedonia mori statusin kandidat, ato thjesht e ëndërronin atë. Por, sot këto vende shënojnë ritëm më të mirë, dhe kanë ecur më përpara se Maqedonia. Nga PDSH-ja ishin të prerë se për sa i përket ngecjes së procesit euro-integrues, nuk qëndron asnjë justifikim.

"Nga viti 2005, kur Maqedonia fitoi statusin kandidat, as Kosova, as Serbia e as Mali i Zi nuk ishin shtete të pavarura, shikoni ku janë ata, shikoni ku jemi ne! A nuk e vret ndërgjegjja shumicën parlamentare apo të ndjejë xhelozi se si të gjitha vendet e rajonit shkojnë përpara drejtë axhendës evropiane. Zoti Fyle në fjalimin e tij nuk e përmendi fjalën "progres", zoti Orav theksoi fjalën "implementim". A ka fuqi ky parlament i cili ka humbur kredibilitetin, që të flasë për gjërat themelore, për prioritetet dhe implementimet", tha Jani Makraduli, LSDM.

"Maqedonia nuk bëri asgjë, nuk punoi gati në asgjë që të përmirësonte kushtet e saj në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së. Qytetarët nuk kërkojnë arsyetime dhe as justifikime, por qytetarët kërkojnë rezultate. Sa më afër BE-së të jetë një shoqëri apo një shtet, aq më demokratike është ajo, dhe deficiti demokratik është element që një shoqëri apo një shtet e largon nga ky proces, gjegjësisht e çon drejt izolimit", u shpreh Merale Uzairi-Ferati, PDSH.

"Konsideroj se Maqedonia vazhdon t'i përmbush kriteret politike për anëtarësim në BE në masë të mjaftueshme dhe se agjenda e BE-së edhe më tej mbetet prioritet stra...

Free Traffic Exchange