Me ligjin për veprimtari filmike që do të fillojë të zbatohet në fillim të vitit të ardhshëm, buxheti i Fondit të filmit do të mbushet nga të ardhurat e programeve televizive në nivel nacional, rajonal dhe lokal. Ligji parashikon 1.1 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të televizioneve të derdhen në Agjencinë për film të Maqedonisë. Përveçse nga televizionet, mjete do të thithen edhe nga operatorët kabllorë dhe personat tjerë juridikë.
Sipas ligjit për kompensim do të merren:
- 1,1% e të ardhurave nga shërbimet programore televizive në nivel nacional,
- 1,1% e të ardhurave nga shërbimet programore televizive në nivel rajonal,
- 1,1% e të ardhurave nga shërbimet programore televizive në nivel lokal,
- 2,5% e të ardhurave të operatorëve kabllorë që ushtrojnë riemitim të programeve televizive,
- 2,5% e të ardhurave të subjekteve që sigurojnë vetëm shërbime interneti,
- 5% e të ardhurave të personave juridikë që ushtrojnë veprimtari emetim të filmave në kinema,
- 3% e të ardhurave të personave juridikë që ushtrojnë veprimtari shpërndarje, huazim ose shitje të filmave,
- 1,3% e të ardhurave të personave juridikë që ushtrojnë veprimtari organizim të lojërave të fatit dhe të lojërave argëtuese.
Nga Ministria e Kulturës shprehen se ligji është miratuar me procedurë të parashikuar publike, seanca të komisionit, ndërsa për përmbajtjen e tij është konsultuar opinioni profesional të cilët edhe ishin thirrur për pjesëmarrjen në debat. Derisa, nga njëra anë, do të merren mjetet nga mediat, nga ana tjetër, shteti do t'u jap subvencione prej 50 për qind televizioneve nacionale për emetimin e programit vendor dokumentar dhe artistik. Kjo do të zbatohet në kuadër të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike i cili është në procedurë për miratim. Bojana Simonoviq