Vlorë, Shpëtim Gjika merret i pandehur,falsifikoi leje ndërtimi

2015-08-21 6

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika merret i pandehur për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetran në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit "Petro Marko", në vëndin e quajtur "Tre Rasat". Lajmi u bë publik nga Florinda Ballauri, drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një deklaratë për shtyp në orën 10: 15 minuta të ditës së sotme (27 tetor 2013) Bëhet fjalë për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Vlorës dhe dërgimin në gjykatë të dosjes me 8 të pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. Të pandehur përveç kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, është dhe Eleni Dardhaj, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë, pronarë trualli ku janë kryer ndërtimet e paligjshme.