Ka filluar zyrtarisht edicioni i pesë mbarëkombëtar i Lojërave Olimpike Speciale 2013 nën kujdesin dhe bashkëpunimin e Olimpikut Special Shqiptar, Fondacionit Vodafone Albania dhe presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Në ceremoninë e hapjes e zhvilluar në Presidencë të pranishme ishin edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe zëvendës ministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri.
Pas fjalës përshëndetëse të presidentit të shoqatës së Olimpikut Special Shqiptar, Ismet Bellova, Presidenti Nishani ka uruar të gjithë garuesit duke deklaruar se beson te forca dhe vullneti i tyre.
Flaka Olimpike është dorëzuar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.