Alastair Campbell: Ed Milliband të marrë shembull nga Edi Rama

2015-08-21 3

Ed Miliband mund të marrë këshilla elektorale nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Është kjo deklarata që bën gazetari, shkrimtari britanik dhe Ish-këshilltari i Toni Bler, Alastair Campbell, sipas të cilit, lideri i laburistëve mund të ndjekë shembullin e kryeministrit të Shqipërisë, Rama për mënyrën se si ai përballet me kritikët e tij.

Në një shkrim të publikuar në të përditshmen britanike "The Guardian", Campbell i njohur si këshilltari politik dhe drejtori i komunikimit dhe strategjisë i ish-kryeministrit britanik Toni Bler, shprehet se Miliband duhet të rrezikohë dhe të ndjekë shembullin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili përballej me kritikët e tij duke publikuar video të intervistave të tyre me komentet më skeptike që kanë bërë, gjatë fjalimeve të tij në fushatën elektorale.

"Edhe pse një nga vendet më të varfra të Europës, duket se ka ardhur koha që Shqipëria ti japë këshilla politike Britanisë së Madhe"-shprehet Campbell i cili pritet të luajë një rol të rëndësishëm në fushatën e laburistëve për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tij video-klipet funksionuan për Ramën i cili fitoi zgjedhjet e 23 qershorit në krye të koalicionit të qëndrës së majtë, ndaj Miliband mund të ndryshojë perceptimet që njerëzit kanë për të në fusha si biznesi, duke u përballur me kritikët sipas stilit të Ramës.

Free Traffic Exchange