Me orë të tëra faqja e internetit www.nsa.gov, faqja e Agjencisë amerikane për sigurinë kombëtare NSA, ka qenë e bllokuar nga hakerat.
Pasi kjo gjë ishte shkruar nga hakerat në rrjetin social twitter, @annoymousAsia agjencia e ka përgënjeshtruar si lajm, duke pranuar faktin se faqja e internetit nuk funksiononte, por kjo për motive teknike.
AnnoymousAsia, kanë hyrë në sistemin e faqes së internetit të cilët kanë ndërhyrë në sistem, duke e bllokuar atë, për disa orë.
Sipas Wall Street Journal, ky bllokim i faqes së NSA-së nga hakerat, erdhi si një hakmarrje ndaj kësaj agjencie, në lidhje me skandalin e përgjimeve, skandal i cili është në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare.
Kjo agjenci, është në gjendje të përgjojë komunikimet telefonike dhe dixhitale në të gjithë botën.
Kohët e fundit, kjo agjenci është në qendër të vëmendjes së mediave kombëtare, pas skandaleve të përgjimeve edhe ndaj autoriteteve të shteteve aleatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Harta e shteteve të përgjuar nga kjo agjenci, u publikua disa ditë më parë nga e përditshmja franceze ` Le Monde`, ku janë përfshirë edhe Franca, Italia, Gjermania dhe Spanja. Gjithashtu, këto përgjime nuk kanë kursyer edhe diplomatët e lartë të shteteve europiane