737 bursa për nxënësit e shkollave të mesme

2015-08-21 8

Të hënën do të shpallet konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private. Nxënësit do të mund të aplikojnë për gjithsej 737 bursa të ndara në 6 kategori. Do të jepen 400 bursa si mbështetje sociale, 80 bursa për fëmijët jetimë, 50 bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara, 150 bursa për nxënësit e talentuar - sportistë, 50 bursa për nxënësit e talentuar dhe 7 bursa për nxënësit e profesionit hotelierë dhe turizëm.

"Bursat jepen për periudhën 9 muaj në vit, kurse me vendimin e Qeverisë, prej vitit të kaluar shkollor, shuma mujore për të gjitha kategoritë është rritur për 500 denarë, përkatësisht bursa për mbështetje sociale është 2 000 denarë, për nxënësit e talentuar 2 700 denarë, sa është dhe për sportistë të talentuar, kurse nxënësit me nevoja të veçanta dhe jetimët do të marrin 2 500 denarë. Bursat e reja për nxënësit e profesionit hotelierë dhe turizëm do të jetë 2 000 denarë", deklaroi Spiro Ristovski, ministër i Arsimit.

Për të marrë një bursë për mbështetje sociale, nxënësit duhet të kenë sukses mesatar rreth 4, kurse në konsideratë do të merret edhe situata financiare e familjes. Për të marrë bursë, fëmijët jetimë do të duhet të kenë sukses mesatar mbi 3,5. Kandidatët për sportistë të talentuar duhet të kenë sukses mesatar mbi 4, ndërkohë që në konsideratë do të merren edhe medaljet apo çmimet që ata kanë fituar. Për bursa të profesionit hotelierë dhe turizëm, suksesi mesatar duhet të jetë mbi 3,5. Nga Ministria e Arsimit siguruan se të gjitha dokumentet e dorëzuara do të shqyrtohen me kujdes, me qëllim të shpërndarjes së drejtë dhe korrekte të bursave. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange