Çairi prezanton mundësitë për investim para biznesmenëve turq

2015-08-21 1

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Odës Ekonomike Veri-Perëndimore dhe Odës Tregtare të Bursës "Rumelisiad". Një numër i madh biznesmenësh nga Turqia dhe vendi bënë një shëtitje nëpër Çair, si dhe takime në Ministrinë e Ekonomisë, për t'u njohur me klimin e biznesit dhe mundësitë për investime në vendbanimet shqiptare. Nga Oda Ekonomike e Bursës vlerësuan kushtet për investime, duke premtuar rritje të bashkëpunimit ekonomik mes shteteve.

"Kjo do të jetë një urë lidhëse mes nesh. Shpresojmë që të gjitha projektet në të ardhmen, t'i realizojmë së bashku. Do të angazhohemi për lehtësim të ndërsjellë procedurash biznesore, si ndaj biznesmenëve të Maqedonisë ashtu edhe atyre të Turqisë", tha Mustafa Kërëxhë, kryetar i odës tregtare të Bursës.

"Duke aluduar në vëllazërimin e odave tona ekonomike që kemi, por duke i njoftuar për së afërmi të gjitha bizneset me kushtet dhe mundësitë e përbashkëta", u shpreh Menderes Kuqi, kryetar i OEMVP.

"Ne kemi ardhur në përfundim se mënyra më e mirë e ardhjes së investimeve nga jashtë, investimeve të huaja bëhet jo në zyre nëpërmjet politikës por nëpërmjet bashkimit të bizneseve drejtpërdrejt të bizneseve të vendit me bizneset e huaja", deklaroi Izet Mexhiti,kryetar i Komunës së Çairit.

Marrëveshja u nënshkrua pas përfundimit të tribunës me temë "Mundësitë për Investim në Shkup" që u mbajt në Komunën e Çairit. Ferikan Iljazi