Edhe tregu i makinave të përdorura drejt displinimit, si ai i kazinove

2015-08-21 1

Të gjitha pikat dhe tregjet që shesin makina të përdorura, do t'i nënshtrohen kontrolleve, me qëllim formalizimin e tyre dhe pagesën e çdo qindarke që iu takon, në tatime e taksa.

Burimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por edhe nga e Financave, bënë të ditur për televizionin A1 Report, se qëllim i kontrollit do të jetë futja në rrugë ligjore e këtyre tregjeve, të cilët do të fillojnë të kontrollohen e tatohen, si çdo biznes tjetër.

Çmimet e makinave të përdorura mbeten ende të ulëta, pasi përveç TVSH-së që janë të detyruar ta paguajnë në dogana, këta tregtarë nuk shlyejnë asnjë detyrim tjetër.

Ky shqetësim u ngrit të premten nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i cili deklaroi, se në bashkëpunim me konçensionarët e makinave të reja, të përcaktohen hapat për vënien në rrugë ligjore, vendosje të standardeve të BE-së dhe barazi fiskale për bizneset në tregun e automjeteve në vend.

Free Traffic Exchange