Sensibilizimi për sindromin Down Saimir Pirgu mbush sallën e TKOB

2015-08-21 2

Saimir Pirgu tenori shqiptar me famë botërore mbushi mbrëmë sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, duke dhuruar emocione të papërsëritshme. Në muajin dedikuar "Ndërgjegjësimit për sindromën down", Saimir Pirgu performoi edhe në cilësinë e ambasadorit të posaçëm të kauzës për personat me sindromin down në Shqipëri.

Por, emocionet kulmuan me interpretimin në piano të 17-vjeçares kosovare me sindromë down Medina Surdulli.

Pas performancës tenori Saimir Pirgu u ndal tek kauza dhe mesazhi kryesor i organizimit të këtij eventi, sensibilizimit ndaj personave me sindrom down.

Në këtë koncert operistik, i cili ka ardhur në dirigjinimin e maestro Zhani Ciko dhe intrepretimin e orkestrës sinfonike të TKOB, u sollën për publikun e pranishëm pjesë nga kompozitorët më të mëdhenj si verdi, Mozarti , Pucini, etj; si dhe u interpretuan edhe pjesë nga repertori shqiptar si "E bukura Arbëri".

Free Traffic Exchange