Pas 27 vitesh në bashkinë e Tiranës, e pushojnë nga puna

2015-08-21 1

Shkurtimet e shumta në administratën e bashkisë së Tiranës kanë vazhduar deri pak muaj përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. Vetëm në ndërmarrjen nr.3 të punëtorëve, që merret me mirëmbajtjen e kopshteve dhe shkollave, nga 187 punonjës që kishte, vetëm tre prej tyre vazhdojnë të jenë ende në punë. Të gjithë të tjerët janë zëvendësuar.

Saimir Dani me profesion hidraulik është një ndër të fundit punonjës të ndërmarrjes nr.3 (më parë ishte ndërmnarrja nr.2) që është larguar nga puna nga bashkia e Tiranës, vetëm e vetëm se ka qenë pjesë e administratës së bashkisë kur ajo drejtohej nga Edi Rama. Ai na tregon se merrej me mirëmbajtjen e problemeve hidraulike të shkollave dhe kopshteve dhe kurrë nuk e kishte menduar se shkurtimet do të mbërrinin deri tek ai. "Unë kam punuar aty që nga viti 1986, kur ajo quhej ndërmarrja e objekteve sociale, më pas u bë ndërmarja e banesave deri tani që është ndërmarrja nr.3 e punëtorëve. Kam punuar me të gjithë kryetarët e bashkive, por askush nuk është marrë me ne, pasi ne jemi zanatçinj. Dhe pas 27 vitesh punë, akush nuk ka përse të të heqë nga puna.

Free Traffic Exchange