Buletini i MB për sigurinë, Tahiri: Durrësi më i sigurtë se Tirana

2015-08-21 0

Qytetarët e Durrësit kanë me tepër besim tek uniformat blu se sa banorët e kryeqytetit. Ky konstatim bëhet nga vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili bazuar në buletinin mujor të statistikave nga Ministria e Brendshme komenton se "të vjen natyrshëm të gjykosh se në Qarkun Durrës qytetarët kanë më shumë besim te policia, sesa Qarku Tiranë, vetëm duke parë raportin e numrit më të madh të njoftimeve krahasuar me gjendjen e sigurisë dhe rendit publik në të dy qarqet". Ky konstatim bëhet publik me letrën shoqëruese të ministrit së bashku me raportin e statistikave mujore të policisë përfshi datën 17 shtator deri më 17 tetor. Janë 4 operacionet policore si "Ikona, Fund Marrëzisë, Euro Car Albania, Dark Web" ku në periudhën njëmujore sipas buletinit të ministrisë kanë goditur struktura kriminale të cilat operonin në territorin shqiptar. Një tjetër shifër pasqyron luftën ndaj krimit në 12 qarqet e vendit. Me një zbulueshmëri në masën 87 % janë arrestuar 441 persona, proceduar në gjendje të lirë 1 836 të tjerë për 2 560 vepra penale të regjistruara nga uniformat blu.