Marrëdhëniet ndëretnike në vend, ishin në fokusin e bisedimeve mes anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisarit për pakica pranë OSBE-së Astrid Tors. Pas takimet kreu i komiteti Ermira Mehemti deklaroi se probleme mes komuniteteve kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë edhe në të ardhmen, por sipas saj duhet punuar intensivisht që këto probleme të menaxhohen dhe të kontrollohen për mos eskaluar në dhunë. Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i Komiteti nga radhët e PDSH-së Orhan Ibrahimi, akuzoi BDI-në se edhe njëherë ka tradhtuar interesat e shqiptarëve duke vënë nën tepih problemet reale me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoni, siç është përdorimi i gjuhës shqipe, problemet në arsim, në ndarjen e mjeteve buxhetore dhe tjera.
"Konstatim i përbashkët i anëtarëve ët Komitetit dhe zonjës Tors në fakt ishte se në çdo shoqëri me diversitete kaq të mëdha, në çdo shtet multietnik siç është edhe rasti i Maqedonisë problemet në marrëdhëniet mes komuniteteve ekzistojnë dhe ato nuk mund të zgjidhen menjëherë dhe të gjitha së bashku. Por është detyrë, përgjegjësi dhe mjeshtri e të gjithë aktorëve shtetëror veçanërisht klasës politike që me punën e tyre, me angazhimet e tyre të kontribuojnë për akomodimin apo menaxhimin e këtyre tensionove për të mos lejuar që ato të shfryhen jashtë institucioneve dhe në mënyra të dhunshme", tha Ermira Mehemti, kryetare e Komitetit për marrëdhënie ndëretnike.
"Sot ishim dëshmitarë se sa rëndë BDI-ja i ka shitur interesa e shqiptarëve, edhe njëherë në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike ata thanë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni, shqiptarët nuk ndjekjen, nuk ka proces të montuara politike, nuk ka ekzodus të shqiptarëve prej Maqedonisë. Ndërsa qëndrimi ynë i PDSH-së është konstant, mendojmë se denjësisht i kemi mbrojt interesat më vitale të qytetarëve shqiptarë, duke thënë se gjuha shqipe duhet ët zyrtarizohet me ligj, arsimi shqip duhet të ketë kualitete tjera, duhet të ketë investim, duhet buxheti të ndahet proporcionalisht", deklaroi Orhan Ibrahimi, anëtar i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike. Alsat-M