Vrasja e Elvis Doçit në Tiranë hetimet në pistën e karrotrecave

2015-08-21 1

Policia e Tiranës po heton tre pista për vrasjen e biznesmenit 35-vjeçar Elvis Doçi dhe plagosjen e kushëririt të tij Ali Doçi, 18 vjeç. Sipas policisë, pistat e hetimit kanë të bëjnë me lojërat e fatit, tenderin për shërbimin me karrotrecë për policinë dhe për një plagosje të ndodhur në vitin 2009, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

Tre pista hetimi janë ngritur për atentatin ndaj 35-vjeçarit Elvis Doçi, i cili humbi jetën dy net më parë, ndërkohë që mbeti i plagosur rëndë një kushëri i tij, dy prej të cilave lidhen me bizneset, ndërsa e treta me një ngjarje të ndodhur në vitin 2009. Nga ana tjetër, policia ka nxjerrë jashtë hetimeve të plagosurin Ali Doçi, 18 vjeç, që sipas grupit të punës nuk ka qenë objekt i atentatit. Grupi hetimor tha se tre pistat hetimore që po ndiqen për vrasjen janë pikërisht shitja e aksioneve të një kompani lojërash fati, procedurat për tenderin e karrotreceve që Doçi pritej të merrte pjesë dhe ngjarja e ndodhur në vitin 2009.

Free Traffic Exchange