Skandali i përgjimeve, reagon BE: Gjermani-Francë diskutime me SHBA

2015-08-21 0

Pas reagimeve individuale të autoriteteve të shteteve europiane të përgjuar nga NSA, Agjencia Amerikane për Sigurinë Kombëtare, vjen edhe reagimi i Bashkimit Europian.

Gjatë mbledhjes në Këshillit Europian, e cila ka në axhendë dixhitalizimin, duke diskutuar edhe për skandalin e përgjimeve, 28-të liderët e vendeve europiane kanë pranuar që Franca dhe Gjermania, në emër të Bashkimit Europian dhe të shteteve të tjera, të gjejnë një dialog të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet këtij dialogu, duhet të vendosen disa rregulla të përbashkëta, për aktivitetin e inteligjencës amerikane, brenda fundit të këtij viti.

"Franca dhe Gjermania do të ndërmarrin iniciativën ta diskutojnë deri në fund me SHBA problemin e shërbimeve sekrete dhe vendet e tjera të BE-së janë gjithashtu të ftuar t'i bashkohen asaj" deklaroi presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, që pranoi shqetësimet në rritje mbi zbulimet e fundit.

Van Rompuy rikujtoi se shërbimet sekrete luajnë rol thelbësor në luftën ndaj terrorizmit dhe se mungesa e tyre mund të krijonte probleme bashkëpunimi në këtë fushë.

"Franca dhe Gjermania deklaruan qëndrimin e tyre të përbashkët në fillim të mbledhjes dhe pas kësaj të 28 vendet anëtare ranë dakord mbi testin", theksoi Van Rompuy, i cili shpjegoi gjithashtu edhe arsyen se pse negociatat me SHBA-në do të kryhen nga Franca dhe Gjermania e jo nga Bashkimi Evropian.

Free Traffic Exchange