Zana Xhuka, drejtuese e ILDKP-së, ka emëruar sekretarin e ri të përgjithshëm.
Ai është Shkëlqim Berisha, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, që gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit, është akuzuar se ka kërcënuar me armë kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici.
Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, Shkëlqim Berisha mbante postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai ishte pjesë e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. E gjithë ngjarja ndodhi për vënien e flamujve të PD-së dhe PS-së në qytet.
Shkëlqim Berisha njihet si i afërm i ish-kryeministrit Berisha. Ai është kthyer nga azili politik në vitin 2005 nga SHBA-ja dhe ishte emëruar në postin e Drejtorit të Institutit të Studimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.