Eksploziv makinës së policit pranga policit të Komisariatit 5

2015-08-21 5

Arrestohet një efektiv policie, pasi në bashkëpunim me Renato Kazanin kanë tentuar të vrasin efektivin e policisë së komisariatit numër 6, Shkurt Toplani, duke i vënë lëndë shpërthyese në makinë.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, janë dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie të arrestuar në orët e para të ditës së sotme nga seksioni Kundër Akteve Terroriste dhe Komisariati i Policisë Nr.6 në Tiranë.

Renato Kazani, 18 vjeç dhe Shaban Lami, 52 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e policisë Nr.5 Tiranë, janë ndaluar pas dyshohet se janë autorët e e vënies së një sasie eksplozivi në automjetin e një tjetër punonjësi policie. Vënia në pranga e tyre është bërë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.

Arrestimi i tyre është bërë pasi mbrëmë rreth orës 22:00, në afërsi të rrugës "Petraq Leka" në Kombinat, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin duke vendosur një sasi lëndë eksplozive në automjetin tip "Ford Fiesta" me targa TR 0086 D punonjësin e policisë, Shkurt Toplani.

Free Traffic Exchange