Banorët e Laknasit dhe Bërxullit protestojnë për sigurinë rrugore. Të mbledhur në mes të rrugës së re të ndërtuar pranë lagjes së tyre, banorët e këtyre zonave kanë bllokuar dhe punimet.
Ata kërkojnë ndërtimin e një rruge me standarde, pasi mungesa e trotuareve, mbikalimit, kanalizimeve dhe ndriçimit për ta e bën rrugën të pavlefshme, pasi rrezikohen nga aksidentet.
Banorët shkojnë më tej duke e konsideruar si rruga e vdekjes, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për aq kohë sa bashkia e Kamzës nuk i përfill.