Shkodër, vdekja e 5 të rinjve Shoferi: S'po ecja me shpejtësi

2015-08-21 1

"Në radhë të parë u dërgoj ngushëllime familjarëve të viktimave." Ka qënë kjo deklarata e Prend Ndrecës shoferit të kamionit që u përshfi në aksidentin tragjik të 22 tetorit, i cili i mori jetën 5 adoleshentëve nga Shkodra, gjatë caktimit të masës së sigurisë në gjykatën e rrethit gjyqësor të Shkodres. Në seancën e sotme Parlamentare, kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe të gjithë deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje për pesë viktimat në Shkodër.


Përpa trupit gjykues Ndreca ka deklaruar se ka respektuar Kodin e Qarkullimit rrugor ndërsa ka theksuar se nuk ka qënë duke lëvizur me shpejtësi pasi kamioni ka qënë i ngarkuar me 20 ton dru.