Tiranë, atentat pronarëve të kazinosë, humb jetën Elvis Doçi

2015-08-21 1

Humb jetën në spital njëri prej të plagosurve në atentatin e mbrëmshëm (23 tetor 2013) tek "Komuna e Parisit" në Tiranë.

Burime nga Qendra Kombëtare e Traumës i thanë sot në mëngjes gazetarit tonë të Shqiptarja.com e A1 Report, Granit Sokolaj se Elvis Doçi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe humbi jetën rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (24 tetor) ndërsa mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e kushëririt tjetër Ali Doçi.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se Elvis Doçi, 35 vjeç pasi kishte mbërritur në spital. Ndërsa Ali Doçi ka marrë 3 plumba, një kokë, një në kraharor dhe një në kofshë.

Ndërkohë gazertari ynë Arsen Rusta informon sot në mëngjes se mendohet se viktima Elvis Doçi ka qenë objejktiv i atentatit. Krimi është klasifikuar si "vrasje me paramendim".