A1 Report - Peza shmang gjobat e Tahirit, në Kuvend shkon me biçikletë

2015-08-21 6

TIRANE - Sot deputeti i PS-së Dashamir Peza nuk ka parkuar në oborrin e Parlamentit, si zakonisht, makinën e tij por një biçikletë. Pak e çuditshme për mënyrën si jemi parë të shohim të lëvizin deputetët me makina, shpenzimet e naftës të së cilës paguhen nga shteti.

Të gjithë do të mendojnë se është efekt i tkurrjes së shpenzimeve të buxhetit me aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2013, që po diskutohet dhe do të votohet sot në Kuvend. Një pyetje të tillë deputetit socialist ia bëri edhe gazetarja e A1 Report, por për Pezën nuk ka lidhje.

"S'ka lidhje me buxhetin por me të ndjerit mirë fizikisht."- i tha Peza gazetares Joniada Koçi. Duke nisur të frekuentojë biçikletën Peza ka kuptuar dhe sa e vështirë është të lëvizësh me mjetin me dy rrota nëpër rrugët e Tiranës, por pse jo dhe kursen shpenzimet e naftës. "Kam disa muaj që lëviz me biçikletë. Por kam vënë re se nuk është aspak e lehtë të ecësh me biçikletë në Tiranës, ndonëse vij më shpejt sesa makina. Biçikleta të ndihmon fizikun pse jo edhe kursen paratë"- të thotë Peza, duke kujtuar dhe një të mirë tjetër që ka përdorimi i biçikletës: nuk merr gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit me makinë.

"Tani që Tahiri ka shtrënguar policinë shmang dhe ndonje gjobë." -- thotë Dashamir Peza, duke kërkuar dhe shtrëngimin e masave që të respektohen njerëzit që ecin me biçikletë dhe në këmbë.

Free Traffic Exchange