A1 Report - Shkodër, 29-vjeçari vrau vjehrrin e motrës për sherrin në Amerikë

2015-08-21 2

SHKODER- Një 67-vjeçar është vrarë dje në komunën Gur i Zi në Shkodër nga vëllai i nuses së djalit pas një debati që ka pasur me të për konfliktin e çiftit, i cili prej disa vitesh jeton në Amerikë. Policia ka arrestuar disa minuta më vonë autorin, i cili ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer motivin. .

Sherri mes një çifti në Amerikë ka sjellë një krim të rëndë në Shkodër, ku është vrarë babai i dhëndrit, i cili është qëlluar me breshëri automatiku nga vëllai i nuses. Këto janë dyshimet e para për vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në komunën Gur i Zi në Shkodër, ku ka mbetur i vrarë Zef Ejlli, 67 vjeç, ndërkohë që rreth 30 minuta më vonë, policia ka vënë në pranga të dyshuarin Ermir Gjergji, 29 vjeç, me banim në fshatin Rrenc të të njëjtës komunë, ku ndodhi krimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30, në fshatin Gur i Zi, kur viktima bashkë me disa persona të tjerë, po loznin domino në një ambient, ku rrinin çdo ditë. Por, gjatë lojës, aty është afruar vëllai i nuses së djalit të Zef Ejllit, Ermir Gjergji, i cili ka filluar të zihet me të, duke u fyer me fjalë të ndryshme. Kaq ka mjaftuar dhe 29-vjeçari është larguar për disa metra, për tek makina e tij, nga e cila ka nxjerrë një automatik "Kallashnikov". Pa paralajmërim, ai ka qëlluar me breshëri ndaj vjehrrit të motrës, i cili ka marrë plagë të shumta në trup. Menjëherë pas këtij krimi, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të pranishmit e tjerë kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë Zef Ejllit, të cilin e kanë nisur me urgjencë për në spital. Megjithatë, Ejlli ka ndërruar jetë rrugës, ndërkohë që dëshmitarët kanë njoftuar policinë.

Free Traffic Exchange