Mbrojtja e pyjeve dhe rikthimi i parqeve në identitet, është në fokusin e një marrëveshjeje të firmosur mes Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Brendshme. Marrëveshja është nënshkruar nga dy ministrat, Sajmir Tahiri dhe Lefter Koka, në ambientet e hotel "Tirana Internacional". Për këtë qëllim do të ngrihet edhe një Task Forcës për të rikthyer parqeve kombëtare në identitet.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se, "jemi duke nënshkruar këtë marrëveshje si një shenjë e vetëdijes për njohjen e problemit. Aktualisht kemi një situatë alarmante për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve". Sipas tij, është trashëguar një kaos institucional dhe mungesë bashkëpunimi mes institucioneve.
"Prerja e pyjeve po bëhet haptas edhe nga organizata jashtë kufijve. Me këtë marrëveshje hedhim hapin e parë për adresimin e problemit," tha Tahiri. Sipas ministrit të Brendshëm, task-forca synon bashkërendimin profesional.