Abuzime të mëdha janë bërë me skemën e pagesave të invalidëve gjatë vitit 2013. Deklarata është bërë nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë raportimit të Komisionin e Çështjeve Sociale në Kuvend. Duke raportuar para deputetëve, Veliaj tha se, gjendja e fondit është dramatike dhe mjafton vetëm për të paguar ato familje që janë në gjendje të mjerueshme.
"Fondi i mbetur për pagesat e personave me aftësi të kufizuara për muajt shtator-dhjetor është 1.784 miliard lekë, nga 17.4 miliardë që ishte fondi për vitin 2013", tha Veliaj para deputetëve. Ministri Veliaj tha se, minsitria që drejton ka kryer një audit për këtë çështje dhe ka rezultuar se gjatë vitit 2013 skema është shtuar me mijëra emra.