Tiranë, 'Zoja e Këshillit të Mirë' seminar për dietën kundër kancerit të gjirit

2015-08-21 8

FAQJA KRYESORE SHQIPTARJA në PDF RAPORTONI JU THASH & THEM
Tiranë, 'Zoja e Këshillit të Mirë' seminar për dietën kundër kancerit të gjirit
23/10/2013

inShare
Ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe pikante, konsumimi i një sasie të madhe të mishit dhe ngrënia në sasi të vogla të frutave dhe perimeve, janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gjirit. Këto fakte të studimeve të Kongresit Europian të Onkologjisë janë shtjelluar në seminarin "Dieta kundër kancerit të gjirit" të mbajtura në Universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë", me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mënyrën e të ushqyerit si faktor risku. Seminari u mbajt nën kujdesin e Rektorit të Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë", Prof.Polo Ruatti, i cili u shpreh për rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundjeje, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit. "Në 30 vitet e fundit janë bërë përparime të mëdha në aspektet ekzaminuese të kancerit. Ato konsistojnë në kirurgjinë racionale, kimioterapinë apo radioterapinë, me anë të të cilave nëse tumori kapet në kohë, mund të kurohet. Të gjitha këto së bashku shërbejnë për parandalimin e sëmundjes. Siç thuhet edhe në Itali "të parandalosh është më mirë se sa të kurosh".

Free Traffic Exchange