'Emri', analistët pesimist për raundin e ri

2015-08-21 0

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen pesimist rreth raundit të ri të bisedimeve për emrin në Nju Jork. Sipas ish ambasadorit Alajdin Demiri, takimet e negociatorëve grek dhe maqedonas me ndërmjetësin Nimic do të jenë rutin, pasi sipas tij, në tryezën e bisedimeve nuk do të shtrohet asnjë ofertë e re. Demiri vlerëson se ndërmjetësi Nimic nuk mund të propozojë ndonjë zgjidhje të re kompromisi në kohën kur të dyja palët shprehen këmbëngulëse rreth vijave të tyre të kuqe.

"Problemi hyn në fazën e pa zgjidhjes, deklaratat emocionale dhe jo politike dhe të nivelit shumë të ulët të kryeministrit Gruevski që në asnjë mënyrë nuk janë të lejueshme sepse më shumë shprehin gjendjen emocionale dhe shpirtërore të tij si dhe gatishmërinë e tij personale për mos zgjidhjen e këtij kontesti e rëndojnë këtë situatë. Me faktin kur thotë se do të bisedojmë që mos ta ndërrojmë emrin kushtetues atëherë negociatat janë të kota dhe asnjë diplomat dhe asnjë shtet serioz nuk do të hyjë të ndërmjetësojë në këtë. D.m.th më shumë kemi të bëjmë me ruajtjen e këtij statusi dhe izolimi total i Maqedonisë. Heqja dorë nga BE dhe NATO të cilat me siguri do të jenë objektiva që shumë shpejtë do të deklarohen", tha Alajdin Demiri, ish ambasador.

Nga ana tjetër, Ish ambasadori Risto Nikovski propozon që Maqedonia të kërkojë nga OKB-ja ndërprerjen e bisedimeve, pasi ato u treguan tani më si të pasuksesshme. Sipas tij Maqedonia duhet të kërkojë një qasje, plan dhe procedurë të re nga OKB-ja për çështjen e emrit.

"Tani ne e kemi radhën të ndërmarrin iniciativë. Unë mendoj se duhet të kërkojmë nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, që kjo procedurë ka marr fund, pas 20 vitesh mossuksesi..të kthehet emri ynë kushtetues në OKB dhe të elaborohen të gjitha argumentet të cilat i dha Greqia në vitet e 90-ta gjatë pranimit të Maqedonisë në OKB, të cilët u dëshmuan si jo-valide dhe të pa baza. Të ju rikujtoj se vlerësimi i tyre primar ishte se emri unë paraqet rrezik irredentist për Greqinë. Por ja 20 vite kaluan asgjë nuk ndodhi pra situata ka ndryshuar plotësisht prandaj është radha jonë për të ndërmarrë veprim" , deklaroi Risto Nikovski, ish ambasador.

Ndërmjetësi Nimic nesër në takime të veçanta do të pret negociatorët Jolevski dhe Vasilakis ndërkaq të premten të dyja palët pritet të ulen në tryezë të përbashkët. Pas takimit të fundit të dy ministrave të jashtëm në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së u theksua se mes palëve ekzistojnë male për sa i përket emrit. Semra Jakupi

Free Traffic Exchange