Tetovë, panairi i librit frekuentohet nga vizitorë të shumtë

2015-08-21 9

Edhe për dy ditë të tjera, tetovarët do kenë mundësinë e blerjes së librave, në panairin e librit 'Tetova 2013" ku marrin pjesë një numër i madh i shtëpive botuese nga Maqedonia, Kosova Shqipëria e Mali Zi. Vizitorët të cilët janë në numër më të madh se në panairet e kaluara shprehen të kënaqur me ofertat e shtëpive botuese.

"Mua me intereson lëmia i takoj shkencës së mjekësisë, atje isha mora diçka, po mirë është mirë boll".

"Janë të furnizuar me të gjitha gjërat historike shkencore fetare të letërsisë dhe jemi të kënaqur shumë nga ky panair sepse ka literature të mjaftueshme".

"Kemi nevojë shumë për lexim por nuk kemi traditë leximi dhe nuk kemi të holla".

Të kënaqur janë edhe shitësit e librave, të cilat shprehen se, për dallim nga vitet tjera, ky vit është më i mirë sa i përket shitjes gjegjësisht interesimit të popullatës për librin.

"Këtë vit jemi të kënaqur dhe shikojmë që po vijnë edhe shkolla nxënës ka është shumë gjë e mirë kjo në një të ardhme do kemi edhe lexuesit tanë pastaj", deklaroi Altin Kulla SH.B. "Plejada"

"Interesimi për librin këtë vit është më mirë nga vitet e kaluara, vizitorët edhe pse nuk janë në numër të konsiderueshëm siç i prisnim por presim që ditëve në vijim do kemi më tepër vizitorë", tha Nehat Havziu SH.B. "Albas".

Panairi do jetë i hapur, deri më datë 25 Tetor. Bashkim Sulejmani