EKSKLUZIVE/Pamjet si u shemb ish-bashkia e Tiranës në vitet '80

2015-08-21 10

"A1 Report" siguron disa pamje të rralla filmike arkivore, që kanë të bëjnë me shpërthimin në vitet '80-të të ish-godinës së Bashkisë së Tiranës. Një filmim i rrallë i dalë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dëshmon shembjen me shpërthim të komanduar të godinës së ish-bashkisë së Tiranës, e cila pas Luftës u kthye në selinë e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit popullor të Rrethit Tiranë. Shpërthimi u krye në fillim të viteve '80 me qëllim krijimin e hapësirës përpara godinës së re e të sapongritur të Muzeut Historik Kombëtar, i inaguruar më 28 tetor 1981. Filmimet tregojnë godinën dhe lëvizjet e njerëzve karshi saj gjatë ditës, e më pas ndërsa nata ka rënë në kryeqytet, mes territ shfaqet pamja anësore e godinës e pak sekonda më pas shpërthimi që e shkërmoq ndërtesën nga themelet deri në majë.