Niveli i ulët ekonomik dhe problemet sociale në familje kanë rritur numrin e fëmijëve të dhunuar në rrethin e Elbasanit. Vetëm gjatë këtij viti bashkia e Elbasanit ka marrë në mbrojtje 47 fëmijë të dhunuar, mes tyre edhe fëmijë të komunitetit rom.
Përgjegjesja e Njësisë së Mbrojtes së të drejtave të fëmijëve thotë se këto raste janë nën kujdes dhe po trajtohen me prioritet.
"Kemi rreth 47 fëmijë të marrë në mbrojtje për këtë vit, por një pjesë e mirë e tyre janë raste dhune.
Çdo rast që merret në mbrojtje kalon përmes menaxhimit të rastit duke u trajtuar në grupet multi disiplinare ku janë grupet që ftohen aktorë që kanë lidhjë me rastin .
Natyrisht problemet ekonomike, sociale të familjeve janë ndër shkaqet kryesore " - shprehet Nadire Kreka, përgjegjese e Njësisë së Mbrojtes së të drejtave të fëmijëve.