Kura për rënien e flokëve, shkencëtarët rrisin flokë njeriu në laborator

2015-08-21 8

Një grup shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë, deklaruan se kanë bërë hapa përpara në parandalimin e rënies së flokëve.

Duhet ende shumë punë por shkencëtarët kanë arritur të rrisin flokë njeriu në laborator nga indet e tyre. Sipas tyre, kjo teknikë mund të transformojë mënyrën se si trajtohen pacientët me rrënie floku.

Plani i tyre ishte të nisnin me materialin e marrë nga baza e flokut dhe t'a përdorin për të rritur fije floku të rinj.

Por floku i njeriut është pak i komplikuar pasi qelizat e marra, transformoheshin në lëkurë në vend të flokut. Megjithatë grupi zbuloi më vonë se duke i mbljellë qelizat në grupe në 'sferiode 3D', ato do të ktheheshin në fije floku.

Eksperimenti i shkencëtarëve konsistoi në indet e marra nga 7 persona të ndryshëm dhe u rritën me sferoide 3D. Më pas ato u vendosën në lëkurën e njeriut e cila më parë ishte transplantuar në kurrizin e minjve.

Pas 6 javësh, gjendra të reja floku u formuan në 5 nga 7 minjtë mbi të cilët u krye eksperimenti.

Free Traffic Exchange