A1 Report - Sequi: Përpara, sfida të vështira shoqëria civile luan rol kyç

2015-08-21 1

TIRANE- Përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur në një tryezë të rrumbullakët me temë "Aktorët e shoqerise civile dhe integrimi europian". Në këtë takim që po zhvillohet në hotel Tirana, të organizuar nga ministrja e Integrimit është i pranishëm edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi.

"Është e qartë që ende ka reforma dhe sfida të vështira që i kemi përpara."- tha Sequi

Sequi vlerësoi dhe kërkoi të nënvizonte rolin e shoqërisë civile në këtë proces dhe angazhimin e saj për të ndërtuar një Shqipëri të integruar.

"Strategjia 2013- 2014 kërkon trajtimin e parimeve thelbësore fuqimizimin e shtetit të së drejtës. Qeverisja ekonomike, institucionet demokratike, respekti për të drejtat themelore dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Proceset të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe inkurajojmë integrimin e shoqërisë civile. Mendoj se Shqiëpria me mbështetjen tuaj mund të ecë përpara. Roli juaj është kritik dhe kyç dhe për të ecur përpara. Eshtë thelbërsore që integrimi europian të mbetet përpjekje mbarëkombëtare. Shoqëria civile luan një rol të rëndësishmë në thellimin e kuptimit të qytetarëve për reformat që nevojiten pasi kur flasim për anëtarësimin flasim jo vetëm për detyrat por dhe aktivitete që përfshijnë të githë vendin"- tha Sequi.

Free Traffic Exchange