Ambasadori i SHBA, Arvizu viziton për herë të fundit qytetin e Vlorës

2015-08-21 0

VLORË - Në prag të largimit të tij nga Shqipëria ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, ka zgjedhur të kryejë një vizitë në qytetin e Vlorës.

Arvizu u prit nga kryebashkiaku, Shpëtim Gjika, i cili i kishte rezervuar një takim të posaçëm në zyrën e bashkisë ambasadorit amerikan.

Arvizu në fjalën e tij shprehu falenderimet për pritjen e ngrohtë që i rezervoi qyteti flamurit, ndërsa cilësoi festën e 100 vjetorit si një nga momentet më të paharruara të jetës së tij.

"Vlora është qyteti i parë që kam vizituar, ndërsa i kujtoj të gjitha vizitat në këtë qytet, por ajo për 100 vjetorin është ndër më specialet, është e trishtueshme që më duhet të them lamtumirë pasi banorët e Vlorës janë kaq mikpritës. Nderkohë kam dëshirë tju falenderoj për këndin 'Amerika' që qëndron në bibliotekën e Vlorës", tha Arvizu gjatë fjalë së tij.

Nderkohe kryebashkiaku Gjika vlerësoi pozitivisht punën ambasadorit Arvizu dhe u ndal tek kontributi i tij dhe shtetit amerikan për gjithcka ata kanë bërë për vëndin tonë

Pak kohë më parë, Bashkia e Elbasanit i akordoi ambasadorit amerikan titullin vlerësues "Nderi i qytetit".