SHKODËR - Një aksident tragjik në aksin nacional Lezhë-Shkodër i mori jetën katër adoleshentëve nga qyteti i Shkodrës. Një tjetër person ndodhet në gjendje kritike për jetën nga aksidenti që u shënua rreth orës 01:02:00 të së martës (22 tetor 2013) . Automjet tip 'BMW' me targë SH1818D është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore.
Përplasja ka rezultuar fatale për adoleshentët e moshës 17- 19 vjeç Rael Dyli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe të cilët kanë humbur jetën menjëherë. Ndërkohë plagë ka marrë edhe drejtuesi i kamionit Osman Brahja.