Rama: Kanceri i gjirit, mund të luftohet, të shtohen kontrollet

2015-08-21 0

"Kanceri i gjirit mund të luftohet, mjafton ta duash". Takimi ndërkombëtar i organizuar sot më 21 tetor, në ditën Botërore të Depistimit të Kancerit të Gjirit mblodhi bashkë zyrtarë të lartë të qeverisë, profesorë shqiptarë dhe italianë për të parandaluar këtë sëmundje e cila merr jetën e një gruaje në çdo 75 sekonda në botë.

Konferenca u organizua nga A1 Report, e Shqiptarja.com dhe Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Shërbimin e Onkologjisë në Qendren Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në bashkëpunim me Institutin Europian të Onkologjisë në MIlano dhe nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

E zhvilluar në ambientet e hotel "Tirana International", konferenca e moderuar nga gazetari Carlo Bollino vuri në dukje sfidat dhe nevojat për të parandaluar këtë sëmundje, e cila "është një betejë e vështirë por jo e pamundur për Shqipërinë" siç tha dhe kryeministri Rama.

Free Traffic Exchange