Godina e shembur, mungesa e naftës anulon heqjen e inerteve

2015-08-21 0

Megjithëse u deklarua se menjëherë pas rrëzimit do të niste puna intensive për heqjen e të gjitha inerteve dhe pastrimin e zonës, një ditë më pas askush nuk ka lëvizur qoftë dhe një gur apo tullë prej andej.

Ndërkohë që, kur rreth orës 18:00, po sot, fadroma dhe kamionë të xhenios u bënë gati në vendngjarje për të nisur pastrimin e zonës prej materialeve të ngurta, aksioni u anulua. Sipas burimeve të "A1Report", kjo u bë për shkak të mungesës së naftës. Ndërkohë që u njoftua anulimi, nuk u bë e ditur një kohë tjetër se kur do rinisin punimet.