LSDM-ja kërkon hetimin e pronave të Jankullovskës

2015-08-21 1

LSDM ka ngritur iniciativë deri në komisioni anti-korrupsion kundër ministres Gordana Jankullovska për shkak të dallimeve të regjistruara në flet-pronësitë e paraqitura në listën anketuese. Sipas opozitës, në bazë të ligjit për parandalimin e korrupsionit, çdo funksionarë ka obligim që në afat prej 30 ditësh të paraqes çdo ndryshim të pronës.

"Nga lista anketuese e Gordana Jankullovskës duket qarët se ekziston dallim mes pronës që është regjistruar aty, nga prona e regjistruar në fletë pronësi dhe flet pronësinë e bashkëshortit të saj. Kjo tregon se Gordana Jnakullovska nuk ka vepruar sipas përcaktimeve ligjore për parandalim të korrupsionit pasi nuk ka paraqitur rritjen e pronës. Presim që Komisioni anti-korrupsion do të ngrit iniciativë për procedurë adekuate kundër Gordana Jankullovskës", tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Nga LSDM po ashtu kërkojnë edhe ngritjen e procedurës për kundërvajtje ndaj Jankullovkës për shkak të mos ndryshimit të adresës në letërnjoftim. Iniciativat e këtilla sipas LSDM kanë për qëllim zgjimin e prokurorisë nga gjumi që të ndërmarr të gjitha masat ligjore ndaj atyre që shkelin ligjet pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange