Australi, tre zjarre të mëdha kanë shkaktuar një 'super zjarr'

2015-08-21 0

Tre zjarret e mëdha në Malet e kaltërta, në perëndim të Sidnejt, mund të shndërrohen në " super-zjarr ", dhe si pasojë e kësaj do të duhet të evakuohen vendpushimet 'Leura' dhe 'Katumba', njoftuan sot autoritetet Australiane . Siç transmetojnë mediat nga zjarret pyjore që shpërthyen nga java e kaluar, rreth 70 kilometra në perëndim të Sidnejit, humbi jetën një person ndërsa u shkatërruan më shumë se 200 shtëpi. Zjarret, numri i të cilëve vetëm në ditët e fundit u rrit në 65, sipas të dhënave të fundit , shkatërruan më shumë se 100.000 hektarë hapësirë. Këto janë zjarret më shkatërruese në këtë pjesë të kontinentit në gjashtëdhjetë vitet e fundit . Rreth 1,500 zjarrfikës , shumica e të cilëve janë vullnetarë , të mbështetur nga ajri me 69 aeroplanë , po përpiqen ta izolojnë stuhinë në e zjarrit. Përpjekjet e tyre i pengojnë moti i ngrohtë , erërat e forta dhe terreni i thatë që lehtë digjet. Ivan Bllazhevski