LONDËR - Trafikimi në rritje i qënieve njerëzore nga Shqipëria dhe disa vende të tjera të Europës Lindore ka alarmuar autoritetet britanike të cilat paralajmërojnë se do të ndërmarrin masa më të ashpra në këtë drejtim. Në një raport të ri të qeverisë britanike, thuhet se trafikimi nga vende si Shqipëria, Polonia dhe Lituania ka parë një rritje të madhe kohët e fundit. Po kështu viktimat nga vende si Nigeria, Vietnami dhe Kina janë pjesë e këtij raporti.
Pas publikimit të tij, qeveria në Londër njoftoi disa masa të reja kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe skllavërisë moderne. Sekretarja e Brendshme, Theresa May njoftoi se do te vendosen sanksione më të ashpra në këtë drejtim, përfshirë edhe dënimin me vdekje për personat përgjegjës për krimet më të rënda si sklavvëria e seksit. Megjithatë kritikët thonë se qeveria në të vërtet po injoron problemet më të rëndësishme që pasqyrohen në këtë raport.
Sipas këtij të fundit, gratë përdoren kryesisht për prostitucion ndërsa meshkujt për punë të rrezikshme fizike. Në raport thuhet gjithashtu se pjesa më e madhe e viktimave janë të tmerruar për të raportuar tek autoritetet dhe për të kërkuar ndihmë, dhe ata që e bëjnë shpesh "ndëshkohen" për këtë. Viktimave të trafikut u premtohet një udhëtim falas në Britaninë e Madhe, një vend pune dhe akomodim, shpesh edhe nga të afërm të tyre.