Belgjikë, rrëzohet avioni me 11 parashutistë, asnjë i mbijetuar

2015-08-21 2

Një avion, i cili transportonte 11 parashutistë, është rrëzuar duke marrë jetën e të gjithë atyre që ishin në bord.

Aksidenti ndodhi në Belgjikë, pasi aeroplani i cili u nis nga një aeroport i vogël afër Namurit dhe u rrëzua 20 minuta më vonë në Fernelmont. Ai transportonte një grup hedhësish me parashutë.

Kryetari i bashkisë së Namurit e quajti ngjarjen një tragjedi për familjet e viktimave dhe për kombin, i cili nuk kishte përjetuar një aksident të tillë prej vitesh.

Ministri i Brendshëm, Joelle Milquet tha se njëri prej krahëve të aeroplanit kishte dalë jashtë kontrollit duke çuar në destabilizimin e tij.

Autoritetet thanë se 3 pasgjerë u munduan të shpëtonin duke u hedhur nga aeroplani, por ishin shumë vonë. Të gjithë personat në bord ishin belgë.