TIRANE- Ministria e Mjedisit ka hartuar plane dhe strategji për zonat e mbrojtura. Sipas kreut të kësaj ministrie, Lefter Koka, do të punohet për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe për t'i rikthyer identitetin këtyre zonave.
"Synohet deri në vitin 2020 te kemi një sipërfaqe jo më pak se 17% e sipër të tërritorit. Ministria e Mjedisit ka hartuar plane dhe strategji për mbrojtjen e zonave. Ka ndërtime pa ljee edhe në këto zona. Do punohet për prishjen e ndërtimeve pa leje brenda zonave të mbrotjtura. Ky është vetëm fillimi. Shumë shpejt do ketë ndryshime të nevojshme në ligjin edhe për gjuetinë. Në Llogara, Patok dhe Fushëkuqe, ka problematika me ndërtimet pa leje. E njëjta situatë po rëndohet edhe në Pogradec", u shpreh Ministri Koka.
Më tej, Ministri i Mjedisit garantoi qytetarët shqiptarë për zbatimin e ligjit për zonat e mbrojtura, si dhe vijimin e punimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje në këto zona.