Forcat komando, pamje gjate stervitjes

2015-08-21 1

Paraditen e sotme, në ambientet e garnizonit të Zall-Herrit u kremtua 15-vjetori i krijimit të batalionit të Forcave Speciale. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Henry Jardine, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të Forcave të Armatosura.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti komandanti i batalionit të Forcave Speciale, kolonel Dritan Demiraj. Më pas, të pranishmit i përshëndeti ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli: "Unë besoj se në këtë ditë të veçantë duhet të bashkohemi në falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë brezat, që me punën dhe sakrificat e tyre kanë dhënë kontribut të çmuar për ta kthyer batalionin e Forcave Speciale në repartin pararojë, që zotëron përgatitjen dhe kapacitetet e nevojshme për të kryer një spektër të gjerë të operacioneve brenda dhe jashtë vendit" -- ka nënvizuar ministrja Kodheli.