LSDM: Maqedoni po shndërrohet në shtet arrestimesh

2015-08-21 0

Maqedonia po shndërrohet në shtet të të ndjekurve dhe burgosurve politikë. Ky është konstatim i partisë më të madhe opozitare LSDM-së e cila ka për bazë arrestimet që po ndodhin në vend me ç'rast nuk merret parasysh prezumimi i pafajësisë. Për këtë arsye grupi parlamentar i kësaj partie sot në kuvend ka parashtruar informatë lidhur me aktivitetet e qeverisë dhe organeve qeveritare të Republikës së Maqedonisë për shkelje të parimit kushtetues prezumimin e pafajësisë dhe në bazë të nenit 5 nga Rregullorja për punën e Kuvendit kërkohet që kjo çështje të vihet si pikë e rendit të ditës në njërën nga seancat plenare.

Ka reaguar VMRO-DPMNE duke e quajtur këtë iniciativë si skandaloze dhe si përzierje të LSDM-së në punët e pushtetit ligjvënës dhe atij gjyqësor. Aq më shumë thuhet në reagim kur një iniciativë e tillë promovohet nga profesori universitar Ana Pavllovska Daneva. Sipas VMRO-së shihet qartë se LSDM-ja është e gatshme të shkel ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë vetëm e vetëm që të mbrohen personat për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë kryer vepra penale.

"Republika e Maqedonisë, nën udhëheqjen e Nikolla Gruevskit, gjithnjë e më shumë po i ngjason shtetit ku praktikohen ndjekjet, montimet dhe arrestimet e atyre që mendojnë ndryshe nga pushteti. Më pas paraburgimi, dhe kohëzgjatja e tij e pakuptueshme bëhen vegël në duart e pushtetit. Rasti 'Kryesuesi', është një ndër rastet më të freskëta. Për këtë, por edhe për të gjitha rastet tjera të mëparshme, grupi parlamentar i LSDM-së kërkon që kjo Informatë të vihet në rend dite, me qëllim që ti bëhet me dije opinionit dhe deputetëve të mazhorancës, dëmi i pakuptueshëm që i shkaktohet vendit në një ambient të këtillë jo-demokratik. Kërkojmë kuvendi të debatoj rreth kësaj informate dhe të sjellë konkluza adekuate", deklaroi Ana Pavllovska-Daneva, LSDM. Alsat-M

Free Traffic Exchange