BDI e PDSH, kundër zgjedhjeve të parakohshme

2015-08-21 2

Partia e Ahmeti mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet vendi. Por kur vjen puna tek zgjedhjet e parakohshme, BDI-ja thotë se, është gjithnjë e gatshme nëse zgjedhjet paraqiten si nevojë. Ahmeti theksoi sot se BDI-ja aktualisht është e orientuar në zgjidhjen e çështjeve madhore që shqetësojnë qytetarët.

"Çka është në dobi të vendit ne asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar, por momentalisht mendojmë se përballemi me disa çështje që duan zgjidhje. Disa herë jemi prononcuar për mediat dhe publikun që zgjedhjet e parakohshme nuk ofrojnë zgjidhje, megjithatë ne akoma nuk kemi futur, si çështje për të analizuar dhe për ta vënë në skaner se kush është dobia më e madhe për vendin, zgjedhjet e parakohshme apo këto zgjedhje të pritet në afatin e rregullt, përsëri para nesh del si çështje më madhore që të shohim, të kërkojmë zgjidhje për problemet që na shkaktojnë pengesa drejt arritjes së qëllimeve madhore të vendit tonë drejt integrimeve euro-atlantike", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Edhe PDSH-ja është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, megjithatë kreu i saj Thaçi, shprehet se nëse pushteti këmbëngul për zgjedhje, atëherë edhe PDSH-ja do të jetë gati.

"Pozicioni parimor është se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Qeveria e tanishme i ka të gjitha kapacitetet dhe kushtimisht të gjitha legjitimitetet, parlamentin, qeverinë, pushtetin lokal, presidentin, për ty kryer punët ashtu siç duhet, apo së paku ashtu siç kanë premtuar. Kur ata të pranojnë se ata kanë dështuar katërciprisht në premtimet e tyre, po të dojë konkurrenti jonë politik BDI-ja që të kemi zgjedhje, le të urdhëroj, ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Por ne nuk duam të bëhemi instrument në duart e huaja. Por ata të cilët i preferojnë zgjedhjet preferojnë blerjen e kohës për ta shtyrë këtë projekt kështu në mënyrë të pa-saktë dhe të pa-qartë", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Zërat për zgjedhje të parakohshme po intensifikohen gjithnjë e më shumë, bayuar tek zhvillimit politike në vend. Kulmi rreth kësaj teme u arrit pas vendimit të LSDM-së për tërheqjen e anëtarëve nga grupi i punues për implementimin e rekomandimeve të komisionit 'Ad Hoc' për ngjarjet e 24 dhjetorit, si dhe dorëheqjes së sotme të kryetarit të KSHZ-së Boris Kondarko. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange