Raporti i Komisionit Evropian për pjesën ekonomike është negativ, vlerësoi profesori universitarë, Marjan Petrevski. Sipas tij nga 3 aspektet e theksuara, vërejtja më e madhe është rreth heqjes dorën nga disiplinat fiskale nga ana e qeverisë, më saktë, shpejtësia e rritjes së borxheve dhe niveli i minusit në arkën shtetërore. Me këtë konstatim pajtohet edhe analisti, Kire Naumov, i cili vlerëson se përveç kësaj vërejtjeje, me raportin demistifikohen edhe qëndrimet e qeverisë se po ulet papunësia.
"Punësimi theksohet se po ndodhë dhe ajo pak që ndodhë bëhet për punë me orar të shkurtuar të punës, përmes vetëpunësimit, që ata e vlerësojnë si punë afatgjatë e pasigurt dhe punësim në administratë që e dimë se çfarë do të thotë", u shpreh Kire Naumov, analist .
"Ajo që është e nevojshme është që politika fiskale të kthehet në kornizat prudente, apo deficiti i buxhetit mos të rritet dhe mos të bëhen lëvizje që do ta rrisin atë deficit, që si pasojë, nuk do të krijojë presion mbi borxhin", deklaroi Marjan Petrevski, profesor.
Ndryshe, vitin 2012 Maqedonia e përmbylli me minus buxhetor prej 3.9 që ishte mbi të planifikuarën, si edhe këtë vit deficiti buxhetor do të jetë i njëjtë edhe pse në fillim ishte paraparë që të jetë 3.5%. Vlerësimin komplet të pjesës ekonomike të raportit të KE-së do të mund ta ndiqni në emisionin, Magazina Ekonomike që transmetohet të dielën në ora 18:20. Goran Temenugov