Venizelos dhe Vigenin: Nga Maqedonia kërkohet fqinjësi e mirë

2015-08-21 0

Pozicioni i Greqisë është i njohur mirë -Komisioni Evropian dërgon raportin në Këshillin e Bashkimit Evropian , e cila është korniza brenda së cilës shtetet anëtare do ti shtojnë mendimet e tyre dhe do të marrin vendime mbi bazën e kritereve të Kopenhagës . Kjo u deklarua nga ministri i jashtëm grek Evangelos Venizelos, pas takimit të sotëm në Athinë me kreun e diplomacisë bullgare Kristijan Vigenin, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ai ishte i shqetësuar nga njoftimi i raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Shkupit . Venizelos tha se " duhet të respektohen parimet e tilla si kultura evropiane , marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe mandej vendet anëtare ti mbështesin perspektivat evropiane dhe euro- atlantike të secilit vend nga Ballkani Perëndimor' Ministri bullgar Vigenin deklaroi se në rajon shihet një zhvillim pozitiv i ngjarjeve, të cilat Komisioni Evropian i ka njohur. 'E dini mirë qëndrimin tonë për Maqedoninë. Ende negociojmë për marrëveshjen për bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe presim që ky proces të përshpejtohet' ka thënë kreu i diplomacisë bullgare. Ai shtoi se çështja e marrëdhënieve të mira fqinjësore është thelbësore për çdo vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian'. 'Tani ka radhën Shkupi të reagon ndaj raportit të Komisionit dhe çështjeve të hapura me vendet fqinje," tha Vigenin. Ministri i jashtëm i Bullgarisë, vendin tonë e quajti "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë" , edhe pse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues. Alsat M