Polemika në Grupin PD, Doda: Të jemi në Kuvend, jo bojkotit

2015-08-21 0

TIRANE- Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD-së është zhvilluar mes polemikave. Burime të brendshme nga ky grup të cituara nga Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com bëjnë të ditur se deputetja e PD-së, Mesila Doda ishte kundër bojkotit të kuvendit.

"Demokratët na votuan që të jemi në Parlament. Nuk mund t'i lëmë hapësirë bosh PS-së"- citohet të ketë thënë Mesila Doda.

Në përgjigje kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se "Bojkoti i përkohshëm, vetëm një xhest. Javën tjetër pritet që PD të të kthehet në Kuvend.


Pas mbledhjes së grupit PD-së u vendos që një përfaqësi e opozitës e përbërë nga kreu i grupit PD-së Edi Paloka, deputetët demokratë Eduard Halimi, Genc Strazimiri por dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu të shkonte në Kuvend.